Rama mbledh Kryesinë e partisë, fokusi zgjedhjet në vend

29.12.2018 11:33:58

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm Kryesinë e partisë. Mësohet se në mbledhje u diskutua për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Ndërkohë që dje u miratua edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e Statutit të ri të Partisë Socialiste.

Dje kryeministri Rama zhvilloi gjatë pasdites një mbledhje informale me anëtarë të kabinetit qeveritar, në të cilën merrnin pjesë si ministrat e larguar dhe ata të emëruar.

Rama shkarkoi në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe. Ndërkohë që është rikthyer Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku u emërua Elisa Spiropali.