Rama me “uniformë” në rrugët e Beratit (Foto)

30.10.2016 17:49:05

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot është parë më ndryshe gjatë një vizite në Berat. Ai kishte veshur një setër ushtrie.

Rama zhvilloi një tur në Berat, Urën Vajgore, Poliçan e Çorovodë, nga ku vizitoi një sërë projektesh zhvillimore që po zbatohen në kuadër të programit kombëtar të Rilindjes Urbane.

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Berat zhvilloi një takim me mësues dhe drejtues shkollash të qytetit në të cilin foli për reformën në sistemin arsimor.