Rama muhabet në kafen e Parlamentit me deputetët e PD­-së

20.10.2016 18:56:03

Çdo të enjte në Parlamentin e Shqipërisë, deputetët e opozitës dhe mazhorancës nuk i kursejnë njëri-tjetrit as sharjet, ofendimet, edhe akuzat nga më të ndryshme, por ajo që ndodh në kafenenë e Parlamentit është shumë ndryshe.

Kryeministri Rama dhe deputetët e PD­-së, Luçiano Boçi, Asllan Dogjani dhe Bedri Mihaj janë parë sot duke pirë kafe në shoqërinë e njëri­tjetrit, pas debatit në parlament për universitetet.

Foto është bërë pak pas përfundimit të debateve në sallën e kuvendit, ku deputeti i PD­-së, Boçi hodhi akuza mbi kryeministrin Rama mbi sistemin e arsimit të lartë, shkruan gazeta Shekulli.

Megjithëse edhe përgjigja e kreut të qeverisë nuk mungoi, në kafe çdo gjë duket normale. Madje në tavolinë konsumohet edhe cigare, duke shkelur edhe ligjin antiduhan.