Rama ndan tapi në Gjegjan: Puka do të kthehet në zonë turistike, gati projekti për qendrën

17.09.2016 17:28:45

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte ditën e sotme në Gjegjan të Pukës, ku shpërndau legalizimet për tokat bujqësore.

Në bashkëbisedim me banorë të kësaj zone, Rama premtoi financimin e projekteve të propozuara nga bashkia e Pukës për përmirësimin e jetës së banorëve, jo vetëm në qytet, por edhe në zona të mëdha komunitare siç është Gjegjani, duke nisur nga rruga që lidh këtë zonë me qendrën.

Duke akuzuar paraardhësit në qeveri se e kanë lënë tërësisht në harresë këtë zonë për shumë  e shumë vite, Rama premtoi se Puka do të shndërrohet në një zonë të vërtetë turistike falë transformimit që do t’i bëhet qendrës së qytetit duke u mbështetur tek potenciali i vet turistik, liqeni…