Rama: Në zgjedhje hyjmë me ose pa Saliun, duhet fitore më e thellë se 2013

20.03.2017 14:28:05

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS të zhvilluar mesditën e sotme, ka shprehur bindjen dhe qëndrimin e palëkundur se Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit, pavarësisht vendimit që do të marrë PD, për të mos hyrë në zgjedhje.

Burime nga brenda mbledhjes së grupit bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga deputetët e PS angazhim maksimal për fushatën elektorale, duke dalë në terren dhe duke u takuar me çdo qytetar, pasi sipas tij në këto zgjedhje duhet rezultat më i thellë se ai i vitit 2013…