Pak ditë pas njoftimit për dhënien e shpërblimeve dhe dëmshpërblimeve në prag të Vitit të Ri, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar paketën e solidaritetit, duke e cilësuar si më të madhen në këto vite. Gjatë video-mesazhit në komunikimin javor, Rama tha se “kjo paketë është shumë në raport me të shkuarën”.
Megjithatë ai shtoi, se “kjo nuk është e mjaftueshme, pasi kemi shumë për të bërë”. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë njoftoi se OSHEE është gati të zerojë pagesat për debitorët. “Do të ketë lehtësim borxhesh për debitorët e energjisë elektrike”.









































