Rama: Ramushi e di qëndrimin tim

27.11.2017 19:04:01

Pas përfundimit të nënshkrimit të 12 marrëveshjeve të bashkëpunimit, Edi Rama ka thënë para medieve se këto marrëveshje me Kosovën tregojnë angazhimin e dy shteteve për rrugën evropiane.

Rama po ashtu ka përmendur edhe çështjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, ku theksoi se homologu i tij Ramush Haradinaj e di qëndrimin e tij karshi kësaj çështje.

“Atë që e kam thënë Ramushi e di dhe ashtu besoj dhe e kam bindjen dhe nuk kam nevojë ta ripërsëris”, është shprehur Rama.

Mbledhja e sotme mes dy qeverive është e katërta me radhë që është organizuar nga dy shtetet. Në këtë mbledhje të mbajtur gjatë festës së 28 Nëntorit, qeveria Rama dhe Qeveria Haradinaj nënshkruan 12 marrëveshje.