Rama: Tërmeti fizik pas atij psikologjik të tetorit ngjau si mallkim, se Shqipëria është vend i destinuar të shkatërrohet

19.12.2019 21:47:30

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se natën që goditi tërmeti Durrësin është ndjerë i tmerruar dhe i vetëm përballë shkatërrimit që kishin bërë dridhjet e fuqishme të tokës që u morën jetën 52 personave.

“Dy gjërat e para që kam bërë ka qenë të luftoj me vetminë duke çuar mesazhe të gjithë miqve të mi – Kryeministrit të Italisë, Presidentit të Francës, Kancelares së Gjermanisë, Kryeministrit të Greqisë dhe të tjerëve që më janë përgjigjur menjëherë. Dhe e dyta ka qenë të të ulem menjëherë se deri ku mund të shkojmë ne në përballimin e kësaj krize. Kuptova se krizë ishte sa në kuptimin e strehimit dhe krizë strehimi, sa nevojë për akomodim, aq krizë thellë shpirtërore. Patëm tërmetin psikologjik në tetor me vendimin e Këshillit të Evropës për mos hapjen e negociatave për pranim në BE] dhe ky tërmet fizik ngjau si mallkim, si vulë që ky vend është i destinuar të shkatërrohet, vend nga ku duhet ikur sa më parë”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar se tërmeti i 26 tetorit ka qenë i fuqishëm, sa që në të kaluarën tërmete të tilla kanë rrënuar edhe qytete teknologjike.

“Mbi të gjitha nga kontaktet kuptova se njerëzit kishin nevoje për njerëzillëk, komunikim të mos ndjeheshin vetëm. Besoj se është për mrekulli të jetosh sipas shprehjes së Albert Kamit: Preferoj më mirë të jetoj sikur ka Zot që kur të vdes të mos ketë, sesa të jetoj sikur s’ka Zot dhe kur të vdes ta kem përballë”, është shprehur ai.