Rama: Vendimi i parë i qeverisë, shpallja e 2018-s si Viti i Skënderbeut

29.08.2017 23:08:42

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur diskutimin maratonë me skuadrën e re të qeverisë së tij të mbajtur në Llogara.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama bëri me dije se vendimi i parë i qeverisë së tij të dytë do të jetë shpallja e vitit 2018, Viti i Skënderbeut.

Me 17 janar të vitit 2018 shënohet 550-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.