Rama: “Vetting”-u pastron pallatin e drejtësisë

02.03.2017 16:26:36

Kryeministri Rama tha se të gjithë qytetarët e pakënaqur duhet të kenë si aleat vetëm qeverinë. Gjithashtu, Kryeministri foli edhe për vettingun, sipas të cilit votimi i tij do të bëjë të mundur pastrimin e pallatit të drejtësisë.

“Fillimi i vettingut është çelja e një kapitulli të ri në ekonomi. Rritja ekonomike që ne kemi siguruar përmes reformave transformuese është e pamjaftueshme, pa asnjë diskutim. Kush ka sot pakënaqësi apo edhe inat për situatën në të cilën ndodhen, të vetmin aleat që kanë,  është se kanë këtë shumicë të qeverisë. Pa asnjë diskutim edhe ne jemi të pakënaqur, të revoltuar në përpjekjen tonë për t’i hapur rrugë vettingut dhe për të bërë të mundur pastrimin e pallatit të drejtësie . Shqipëria nuk ka bërë dot aq sa është dashur të bëhet këto 25 vite”, tha Rama.

Ndërkohë, ai foli edhe Zharrzën, duke thënë se ajo që kërkonin banorët ishte pikërisht ajo që qeveria kishte përgatitur dhe që zgjidhja ndodhej në tryezë. Ndër të tjera, ai theksoi se problemi u trajtua po nga kjo qeveria, siç ishte ndalimi i injektimit të ujit teknologjik në nëntokë.

“Historia e Zharrzës tregoi edhe një herë se njerëzit që kanë halle, kanë vetëm një aleat në këtë vend, që është kjo shumicë. Problemin e trajtoi kjo qeveri, e cila ndaloi  injektimet e ujit teknologjik qysh në fund të vitit të kaluar, sapo u shfaq problemi.

Nuk ka injektime qysh nga viti i shkuara, së dyti kjo qeveri mori procesin e vlerësimit të dëmeve dhe shumica e atyre që dolën në protestë, ishin duke plotësuar formularët e tyre, ndërkohë disa tutorë politikë dhe aktivistë, e demek që vinë nga kanali i korrupsionit dhe zullumeve të industrisë së naftës, morën peng 7 vetë që nuk i linin të ikin. Qysh në diskutimin e parë, s’kishte asnjë diference midis asaj që çfarë kërkonin ata dhe asaj që qeveria çfarë kishte kërkuara”, tha shefi i qeverisë.