“Ramës i uroj shëndet dhe forcë…”, Basha zbulon nëse i është nështruar testit të koronavirusit

01.04.2020 14:58:15

Në konferencën online me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi publikisht se ndonëse vendi po përballet me përhapjen e koronavirusit, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

I pyetur nëse i ishte nënshtruar testit për koronavirusin, Basha u përgjigj se nuk kishte arsye pse t’i nënshtrohej testit në një kohë që s’kishte asnjë indikacion prej mjekëve.

“Nuk kam pasur indikacione sipas këshillave të mjekëve që të më detyronin të bëja testin”,- tha ai.

Kryedemokrati  ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të vendit Rama.

Basha tha se nuk do t’i përgjigjet, ndërsa e ftoi miqësisht që gjithë energjinë që siç tha, ka kryeministri për të folur për opozitën le ta përdorë për të ndihmuar shqiptarët.

“Kryeministri ka kohë të sulmojë opozitën por i sygjeroj ta marrë këtë kohë për të shërbyer për njerëzit. I kërkoj miqësisht të mos harxhojë kohë me opozitën, i uroj shëndet e forcë të përballojë këtë situate. Energjinë që ka le ta harxhojë për të ndihmuar shqiptarët. Batutuat kundër opoitës nuk sjellin ushqim në tryezat e shqiptarëve. Të ndërmarrë cdo masë për të mirën e qytetarëve”,- tha Basha.