Ramiz Çakorin ta morën të dera e shtëpisë: Pse nuk e mbrojte

13.10.2019 22:19:00

Nga Binak Maxharraj

Si ne lojrate e kolovajzave po i ndrron partitë,nuk ke lanë parti pa u anëtaresu pos ne ate te “Lista Srepska”.Ishe se parti në PDK,te qitën apo e leshuat nuk e di,ishe ne AAK edhe aty nuk munde me u rahatu, shkove në LDK aty lype copë te madhe por nuk ta dhanë.Ike nga aty sepse tashti ne LDK po frymon diçka e re,diçka rinore,aty ka doktora dhe akademik,  sa një Akademi shkencash,ike se e mate se më këta nuk mund te ia dalish deri ne fund.Këtu një gjë është e qartë kah do qe kë shkuar npër parti veq çka te kanë mjelë,sepse asgjë nuk kë përfitu.

Së fundit ia nise prej fillimit rrethit te sjelljes s’uaj vicioze.Nga LDK fluturove prap te PDK,shkove vetë apo te mashtruan nuk e di,por si duket Kadri Veseli te mashtroi,te mashtruan me një copë Kryeministri në andërr,sepse ti hale se ke kuptu së epoka e PDK po perdundon ç’prej ardhjës së Kadri Veselit në krye te PDK.Heren e parë kur ike nga PDK leshoje helm e vrerë ne te,tashti kur përseri u këtheve po u dhuar oda,lavdi për te, po thuar lavdi për partin e cila e ka marrë teposhtezën,bash sikur ato teposhtezat e Çakorrit tend në te cilat e kalove djalerin dhe u rrite me ajrin e fresket dhe me tambelbore duke i shtuar mazë te deleve te cilat mallonin dhe lazdroheshin rrepjeve, luginave, liqeneve, sukave dhe qukave të Çakorrit.

A po e sheh hyre në politikë,kalove nëpër te gjitha partit,por një gjë me të madhën nuk e bërë:Ramiz nuk e mbrojte Çakorrin. Ta morën te dera e shtepisë, te dara e staneve.Pse,iu bashkove shafave te tu të partive nëpër te cilat kalove Hashim Thaçit, Kadri Veselit,Ramush Harajdinaj por edhe Isa Mustafës për ta humbë përgjithëmonë Çakorrin,krenarin dhe përkrenarën e Kosovës. Pse Ramiz e bërë këtë,pse nuk e mbrojtje Çakorrin burrerisht.Ty shumë mirë të kujtohen kenget kreshnike te Rugovaseve ta ne neja nepër Oda të burrave të Rugoves,se si ne te kaluarën rugovasit janë kapë dhe janë pre fyt për fyt me Mark Milanin dhe kurr nuk e kanë dorezu Çakorrin,sepse Çakorri gjithëmonë ka qenë i Kosovës.Mexhën midis Malit te Zi dhe Kosovës e ka vu malazezi Milovan Gjilasi qe ne vitin 1945. Kjo vij qe ateher ësht delimituar dhe ka hyer ne histori,ne shkolla,universiteti,ne hartat e ushtrisë se ish-jugosllavisë dhe ashtu është deshte te jete.Por me ardhjën e shqiptarëve ne pushtet pas luftes e luajtën lojën e djallit
më Çakorrin,por ti si birë rugove nuk i dole zotë. Po edhe ajo shtepia e jote impizante,e paq me shendet,nuk duket aq krenare pa Çakorrin,sepse i ka ardhe gadi deri te huduti i shtepise tende kufiri me Malin e Zi.

Ramiz ti unë dhe gjithëkush tjetër duhet ta kenë te qartë se qe nga 6 tetori 2019 ne Kosovë po frynë një erë tjetër,liria e ka marrë një aromë më të mirë.Kësaj ere i fryu askush tjetër pas popullit i cili deshti ndryshime të medhe,ndryshime na ata te cilët për shumë vite e shkaterruan këtë shtet duke e vjedhë, plaqkitë nga te gjitha anet,ti u bere i pasur me bisnesin tend te admiroi,por këta u banë te pasur pa bisnes,u banë milionera vetem ne bazë të hajnisë.

Krahas këtyre ndryshimeve në skenën politike po vijnë njërezit qe i zgjodhi populli me votën e vetë. Populli ka besim ne udheheqësin e re.Ka besim ne Kurtin dhe Vjosën qe po i përkrah e terë bota,sepse këta janë njerëz qe sjellin ndryshim,qe sjellin mireqenje për këtë popull i cili nga vuajtjet po ik nga atedheu i vet si ne kohën e diktaturës. Këta dy njerez Albini dhe Vjosa janë shpresa e këtij vendi janë krenaria e kombit,janë njerez qe do te vejnë një rregull në këtë vend i cili mungonte ne te gjitha këto vite të pasluftës.

Nuk është mirë te përzohesh në punët e tyre, do ta shohish se ka me qenë për popullin një Qeveri me e mirë më efikase se sa te gjitha te tjerat te më parme. Një Qeveri qe nuk ia banë Serbisë lepe, lepe siç vepruan disa deri me tani,por do te kërkon përgjegjësi për te gjitha te bërat qe ia bëri poipullit shqiptar te Kosovës duke e pre,djegë deri gadi ne asgjësim.

Na njihme,vazhdimisht të kamë respektuar dhe lavderuar për bisnesin tend të cilin e krijove me mund, por me punë te madhe dhe tashti je një storije suksesi në tere Kosovën. Deshiroj qe këtë sukses ta vazhdosh edhe me tutje, sepse e ardhmja e popujve është ne bisnes te mirë e jo ne politikë e cila nga njëherë i dalin edhe katër këmbë. Suksese….dhe dashamirësi.