Ramiz Lladrovci: Do të finalizohen projektet e filluara, do të kemi edhe projekte të reja

13.11.2016 21:54:15

Drenas, më 13.11.2016. Ramiz Lladrovci, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, në takimin konsultativ me qytetarët e Drenasit, u zotua se do të finalizoj projektet e filluara dhe u përqendrua tek investimet tjera që janë të domosdoshme edhe për zhvillimin e qendrës së qytetit.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka zhvilluar takim konsultativ me banorët e qytetit të Drenasit, Drenasi I dhe Drenasi II.

Në takim u diskutua për ecurinë dhe punën e deritashme që komuna ka zhvilluar në Drenas me investimet kapitale si dhe për nevojat tjera të qytetit që ngrisin mirëqenien e tyre.

Ramiz Lladrovci, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, në këtë takim konsultativ me banorët e Drenasit, u zotua se do të finalizoj projektet e filluara dhe u përqendrua tek investimet tjera që janë të domosdoshme për zhvillimin e qendrës së qytetit.

“Projektet e filluara do të finalizohen sipas planit, do të angazhohemi që ato të mos jenë të vetmet për këto dy pjesë të qytetit. Shtrati i lumit Drenica është punë emergjente për të evituar vërshimet në komunë. Gjatë këtij viti, do të rregullohet shtrati i lumit deri te “Gjimnazi” kurse vitin e ardhshëm pjesa që i takon qytetit të Drenasit, punë e cila shton sigurinë e qytetarëve në zonat afër lumit”, theksoi Ramiz Lladrovci. Në takimin konsultativ u diskutua edhe për çështjet e lidhura me planin rregullues të qytetit, gjendjen në arsim dhe subvencionet.