Ramiz Lladrovci: Jam i gatshëm të kandidoj për kryetar të Drenasit

02.11.2016 21:04:53
Pas publikimit të lajmit se Ramiz Lladrovci mund të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këtë komunë, ka reaguar vet ambasadori kosovar në Shqipëri.

Lajmi.net, sonte më herët, ka raportuar se Ramiz Lladrovci dhe Bislim Zogaj janë dy kandidatët potencial për të kandiduar për Drenas nën petkun e PDK-së, pas dorëheqjës së Nexhat Demakut.

Lladrovci ka thënë se nëse Kryesia e PDK-së dhe drejtuesit e lartë të partisë vendosin që të kandidojnë atë, atëherë ai është i gatshëm ta ‘sakrifikojë’ edhe detyrën e ambasadorit.

Sqarimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Ne disa portale apo media te ndryshme po publikohet lajmi i kandidimit tim per detyren e Kryetarit te Komunes se Drenasit.

Me duhet te bej te njohur faktin se une, edhe tani, po vazhdoj te kryej detyren e nderuar te Ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Republikn e Shqiperise.

Duhet te bej te njohur se deri tani askush nga strukturat drejtuese te Partise Demokratike nuk ka biseduar me mua dhe nuk me ka shtruar nje propozim te tille.

Mgjithate me duhej te sqaroj se, nese Kryesia e Partise Dmokratike dhe drejtuesit e larte te saj do te me afrojne marrjen persiper te kandidimit tim ne detyren e Kryetarit te Komunes se Drenasit, vendlindjes sime, atehere do te jem i gatshem qe, duke lene detyren e ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Tirane, t’i perkushtohem nje detyre te re, dhe kete do e beja me te gjith ate perkushtim qe kam realizuar me pune edhe funksione te tjera.

Nese do te mendohet se misioni im do te jete me i dobishem ne kete funksion, kete do e merrja persiper me seriozitetin me te madh per te sherbyer seriozisht ne zhvillimin e prosperimin e Drenasit dhe te banoreve te saj.

Sidoqofte kjo eshte vetem shfaqje e gatishmerise sime per deri sa tek une nuk ka ardhur e nuk eshte bere asnje propozim e bisede konkrete.

Ramiz Lladrovci

Tirane, 2 nentor 2016

PDK-ja mes dy kandidatëve për kryetar të Drenasit: Ramiz Lladrovicit e Bislim Zogajt