Ramiz Lladrovci takon rininë e PDK-së (Foto)

20.11.2016 16:13:57

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditë së sotme është takuar me strukturat e Rinisë Demokratike të PDK-së.

Rinia Demokratike e PDK-së në Drenas, në krye me Bujar Thaçin dhe në përkrahje të zëvendëskryetarit të RDK-së, Andin Hotit si dhe deputetes Ganimet Musliut, i dhanë mbështetje të fuqishme kandidaturës së Ladrovcit për të parin e Drenasit. Ata u shprehen se Rinia Demokratike e PDK-së beson në fitoren e fuqishme të kandidatit për kryetar në Drenas, Ramiz Lladrovcit.

Në anën tjetër, Ramiz Ladrovci, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që po i japin, si qytetarët ashtu edhe strukturat e partisë, tha se në projektet e tij për të parin e komunës, është ideja e përfaqësimit të sa më shumë të rinjve e të reja në qeverisjen komunale të udhëhequr nga ai.

“Është privilegj të jem në mesin tuaj, në mesin e të rinjve, një gjenerate që me zell po kontribuon në vlerat e PDK-së e të shoqërisë dhe që është e gatshme që në të ardhmen të marrë përgjegjësi për vendin. Unë nën udhëheqjen time të komunës, ju premtoj se 50% e udhëheqjes do të jenë të rinj dhe të reja”, tha Lladrovci.

ramiz1ramiz2ramiz3ramiz4