Ramush Haradinaj bënë homazhe tek varrezat e Tahir e Nebih Mehës

12.05.2018 15:22:39

Në përvjetorin e rënies së tyre Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varret e Tahir dhe Nebih Mehës në përvjetorin e rënies së tyre. Haradinaj me këtë rast tha se lufta që zhvilluan Tahir dhe Nebih Meha vërtetoi se populli shqiptar nuk i frikësohej regjimit serb. Ai po ashtu tha se i gjithë kombi shqiptar është krenar për komandantin legjendar, Adem Jashari dhe se Prekazi është vendi që bashkon shumë histori për shqiptarët. “Pas një lufte rezistence e cila vërtete tregoi se nuk do të frikësohen para regjimit të atëhershëm që burgoste dhe maltretonte të rinjtë, rininë e Kosovës, protestuesit. Sot jemi në nderim tek varret e këtyre Tahirit dhe Nebihit pra luftëtar shqiptar në Prekaz. Pra Prekazi bashkon shumë histori për shqiptar edhe më herët ishte Ahmet Delia, tani Tahiri e Nebihi por ajo që neve na nderon të gjithëve neve si komb është komandanti legjendar, Adem Jashari”, u shpreh Haradinaj. Për të bërë homazhe tek varrezat e heronjve Tahir e Nebih Meha ishte edhe kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari i cili tha se rënia e këtyre dy dëshmorëve i ka motivuar të rinjtë se si duhet të ruhet atdheu. “Neve e kemi obligim me i nderua dhe me i respektua heronjtë tanë dhe dëshmorët tanë. …Ka qenë një ngjarje që i ka motivuar të rinjtë dhe të rejat se si duhet atdheu”, u shpreh Jashari. Kurse, nipi i Tahir dhe Nebih Mehës, Ilir Meha tha se nga familjarët e tij ishin heronjtë e parë pas luftës së Shaban Polluzhës. “Që kanë dal ta nderojnë gjakun e derdhur për liri, heronjtë e parë pas luftës së Shaban Polluzhës, luftës së dytë botërore, dhe pushka e parë e lirisë dhe krismat e para për atdheun”, ka deklaruar Meha. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinja së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari kanë vizituar edhe kullën e Tahir dhe Nebih Mehës ku i takuan nga afër edhe pasardhësit e këtyre heronjve. Ndryshe, Tahir e Nebih Meha ranë dëshmorë para 34 viteve më 13 maj të vitit 1981.