Pas një pauzë prej më shumë se një orë e gjysmë, kryeministri Ramush Haradinaj është rikthyer në seancën e Kuvendit ku po mbahet debati për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.
Deputetë të LDK-së tashmë janë larguar nga Kuvendi dhe nuk do të kthehen sonte, duke e bërë të paqartë nëse do të hidhet apo jo në votim marrëveshja.
“Sipas të gjitha gjasave, votimi do të ndodh nesër. Sonte do të përfundojë debati”, ka thënë një deputet për lajmi.net, duke kërkuar që mos t’i përmendet emri.






































