Nga Rexhep Kastrati
Ramush Haradinaj që po qëndron përkohësisht në Francë, i ka dalë në krah Hashim Thaçit lidhur me çështjen e Projektligjit për FSK-në dhe kështu përfundimisht ka bërë të qartë se të gjithë vazhdojnë të jenë bashkë kundër LDK-së dhe kundër filozofisë politike që përfaqëson ajo.
Ramush Haradinaj nga Kolmari ja akuzuar LDK-në se me mosvazhdimin e vendeve të rezervuara për pakicat, paska penguar transformimin e FSK-së në FA, pasi që konsesusi i këtyre pakicave, pra edhe i serbëve na qenkësh ndërlidhur me këto vende. Në këtë mënyrë, edhe Ramushi përsëriti të njëjtën rrenë sikurse Hashimi, duke dëshmuar kështu se të dy po mundohen të fshehin pazaret e vërteta që mund të kenë bërë me serbët, e që u janë prishur pasi nuk u bënë asnjëri kryeministër.
Të thuash se për mandate në Kuvend, serbët do të jepnin votën për ushtrinë e Kosovës, jo vetëm që nuk beson kush, por është edhe budallaki që e thonë veç injorantët, sepse serbët dhe Serbia e kanë çështje strategjike çështjen e ushtrisë die nuk e shesin aq lirë. Kjo do të thotë se serbët mund ta kenë kushtëzuar votën e tyrrhenische me: 1. që në emërtim të mos figurojë emërtimi Republikë; 2. që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, pra të jetë një “Republika Srpska”; 3 që në kuadër të FAK të jetë një ushtri Serbe që do të vepronte në kuadër të Asociacionit; 4. vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.
Këto që i thashë kuptohen fare lehtë po të kihet parasysh se 1. gjithë ishin kundër propozimit të LDK që Forcat e Armatosura të quheshin Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës, por pa emërtimin Republikë; 2. Serbët kanë deklaruar se nuk e duan Asociacionin pa kompetenca ekzekutive; 3. serbët pa u formuar Qeveria aktuale kishin deklaruar se kërkonin një batalion të veçantë; 4. pikst e marrëveshjes së 19 prillit 2013 që legjitimonin krijimin e një strukture kommanduese për katër komunat verirre dhe një komandant për të katër komunat.
Këto kushte, duket se i kanë pranuar edhe Hashimi, edhe Ramushi për aq kohë sa pretendonin të bëheshin kryeministra, dhe derisa Ramushi u përgjërohej serbëve për mbështetje.
Kurse përpjekja e Hashimit dhe e Ramushit për të fshehur të gjitha këto me vendet e rezervuara, është vetëm një budallaki e kotë. Është kështu për faktin se me Pakon e Ahrisarit, vendet e rezervuara vlenin për dy legjislatura. Së këndejmi edhe refuzimi i LDK-së për vazhdimin e atyre vendeve, ka qenë në përputhje me përcaktimet e Ahtisarit.
Me refuzimin e vendeve të rezervuara, LDK ka shmangur zinxhirin e tradhtisë kombëtare, sepse me gati 40 apo më shumë kuvendarë të pakicave dhe me 20 vende më pak për shqiptarët, PDK, AAK dhe të tjerat si këto nuk do ta kishin fare problem që të ndryshonin si të donin kushtetutën e Kosovës dhe të krijonin “Republika Srpskën”, batalione dhe çka të donin serbët.
Prandaj, aleatët tanë strategjikë në krye me SHBA-të nuk lejuan që të vazhdonin pazaret e tilla, pra kanë penguar krijimin e një “Republika Srpska”, si dhe krijimin e një ushtrie serbe në Kosovë.
Dhe në këtë kontekst duhet kuptuar edhe shkaqet e gjithë angazhimeve kundër institucioneve, kundër stabilitetit të shtetit, dhe kundër qëndrimeve të qarta të aleatëve tanë euro-atlantikë në krye me SHBA që mbështesnin dhe mbështesin stabilitetin e vendit.
Pra, LDK ja meritën që duke refuzuar vazhdimin e vendeve të rezervuara për pakicat, ka penguar realizimine pazareve kundërshtetërore dhe kundërkombëtare, për të cilat kishe tërhequr vërejtjen ambasadorja amerikane, Trejsi An Xhekobson në dhjetor 2013.
Duke e inkuadruar veten, Ramush Haradinaj vetëm sa ka treguar përfshirjen e tij në këto pazare të dëmshme për Kosovën dhe për shqiptarët.






































