Ramush Haradinaj nga e marta fillon fushatën parazgjedhore?

02.09.2016 18:05:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga java e ardhshme fillon serinë e takimeve me qytetarë, për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Në serinë e këtyre takime, përmes një njoftimi për media, theksohet se takimi i pari do të realizohet këtë të martë më 6 shtator, në ora 17:00 në Kaçanik, me kërkesë të anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së atje, por edhe e qytetarëve apartiakë.

Qytetarët duhet të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes në vend, dhe këto takime, ndër të tjera, e kanë edhe këtë qëllim se si të krijohet kjo frymë.

Nuk dihet nëse kjo mund të jetë sinjal i një fillimi të fushatës parazgjedhore.