Ramush Haradinaj prezanton edhe dy kandidatë nga Suhareka

17.01.2021 20:56:35

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar edhe dy politikanë të rinj nga Suhareka.

“Juristja Albana Bytyqi është asambleiste e Aleancës në Kuvendin Komunal të Suharekës. Si një prej femrave më të votuara asambleiste në nivel vendi, ajo me guxim kandidon tani për nivelin më të lartë legjislativ në Kosovë”, ka shkruar ai.

“Mensur Selimaj nga Greikoci i Suharekës është një prej të rinjve që u rrit në Aleancë. Aktivist i devotshëm ndër vite, ai u propozua për kandidim nga organizata rinore e partisë, propozim që unë e pranova me kënaqësi”, ka shkruar Haradinaj.