Ramush Haradinaj shpërndanë uisiki si dhuratë për Vitin e Ri

27.12.2017 23:23:11

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në festën e Vitit të Ri, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka filluar shpërndarjen e dhuratave ndaj shumë kujt për festën e fundit vitit.

Haradinaj si kryeministër ka dërguar shumë personave një uiski dhuratë për Vitin e Ri.

Ndërkohë sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka kërkuar të mos përdorën armët për të festuar Vitin e Ri, pavarësisht se ka lartësuar përdorimin e armëve.

“E kam përmendur edhe në një intervistë se qitja me armë është traditë shqiptare, me të vërtetë është traditë e hershme shqiptare, por kjo nuk na bënë nder. Le të kursehemi, të mos ketë incidente tjera”, tha Haradinaj sot gjatë mbledhjes së Qeverisë.Image