Ramush Haradinaj takon homologun bullgar

16.04.2018 13:08:04

Pas përfundimit të takimit me presidentin, Hashim Thaçi, kryeministri bullgar, Boyko Borissov është takuar me homologun kosovar, Ramush Haradinaj.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet për raportet në mes dy vendeve.

Borissov do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.