Raporti i Venecias – Presidenca publikon videon: Kur Mimi të nxjerr sekretin para kohe

28.09.2019 13:11:59

Presidenca ka reaguar sërish pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin, ku u tha se ky i fundit kishte shkelur Kushtetutën duke anuluar zgjedhjet.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka publikuar një prononcim të deputetes Mimi Kodheli më 10 shtator, ku ajo thotë se ‘Komisioni mendon se ka një shkelje të Kushtetutës”, ku me ironi shton: “Kur Mimi nxjerr sekretin para kohe”.