Raportohet për viktimën e parë në Florida nga uragani ‘Matthew’ (Video)

07.10.2016 19:51:57

Uragani Matthew ka goditur bregdetin e Floridas këtë mëngjes me erëra të fuqishme, potencialisht stuhi shkatërruese dhe rrëketa të shiut, duke lënë gati 1 milion banorë  pa energji.

Ndërsa zyrtarët kanë  bërë apel në minutën e fundit  që banorët të largohen nga zonat e rrezikshme.

Po ashtu konfirmohet viktima e parë në Florida, nga uragani Matthew. Sipas zyrtarëve viktima ndërroi jetë gjatë natës, raporton lajmi.net.

Thuhet se viktima është një grua në të 50-at, dhe e njëjta vuante nga sulmi kardiak.