Rashica: Edhe nëse Shqipëria do më ftonte në Euro 2016, unë prapë do të zgjidhja Kosovën

04.10.2016 21:20:13
Milot Rashica e ka konfirmuar edhe një herë tjetër se Kosova ishte zgjedhja e tij e parë dhe se nuk u largua nga Shqipëria për shkak të mungesës në Evropian
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica insiston se mungesa e tij në Euro 2016 me Shqipërinë, nuk ishte arsyeja pse ai zgjodhi të luante për Kosovën.

Ai tha se këtë do ta bënte në çdo rast, pasi është formuar në Kosovë dhe dëshiron të jap kontributin e tij.

“Edhe nëse do të isha grumbulluar në Evropian, sigurisht do ta kisha më të vështirë, por përsëri do të zgjidhja Kosovën. Nuk ka pasur lidhje vendimi im me Evropianin”, tha Rashica për Top Channel.

“Herën e fundit që kam komunikuar me De Biasin i kam bërë të ditur vendimin tim dhe kaq. Jam shumë i kënaqur që luaj me Kosovën. Këtu jam rritur e formuar si futbollist, prandaj dua të jap kontributin tim”.