Rashiq: Sikurse Thaçi, edhe Vuçiq t’i vizitojë varrezat e viktimave shqiptare

11.01.2017 21:00:46

Deputeti nga Lista Serbe, Nenad Rashiq, ka folur për vizitat e presidentit Hashim Thaçi, në varrezat e serbëve të vrarë pas luftës në Kosovë.

Rashiq e ka quajtur vizitën e presidentit Thaçi si veprim madhështor dhe sjellje që i takon një presidenti.

Sipas deputetit, viktimat duhet të respektohen pavarësisht se cilës etni i kanë takuar ato.

Ai ka thënë se e ka parë si diçka pozitive edhe vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në varrezat e viktimave të Srebrenicës.

Rashiq ka shtuar se pret nga presidenti serb një veprim të ngjashëm me atë të presidentit Thaçi dhe të vizitoj varrezat e të vrarëve shqiptarë.