Rastet e reja me coronavirus, grupmosha më e infektuar prej 20 deri 29 vjeç

14.08.2021 16:01:21

Është duke vazhduar rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1 mijë e 370 raste.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 9,169 testime, 1,370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus

Nga rastet e reja të infektimit, 778 janë femra kurse 592 meshkuj.

Grupmosha 20-29 vjeç vazhdon të jetë më e infektuar nga COVID-19, nga rastet e reja, 354 të infektuar i përkasin kësaj moshe.

Kurse, nga grupmosha 30-39 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara janë 270.

Nga grup mosha 40-49 vjeç, raste të konfirmuara janë 198.

Nga grupmosha 50-59, raste të konfirmuara brenda 24 orëve të fundit janë 185.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.