Rastet specifike që i shqyrtoi Gjykata e Apelit të Kosovës

Rastet specifike që i shqyrtoi Gjykata e Apelit të Kosovës

29.12.2016 10:44:51

Gjykata e Apelit e Kosovës ka gjatë këtij viti ka njoftuar edhe një herë lidhur me rastet më specifike që kanë qenë objekt shqyrtimi në këtë gjykatë gjatë këtij viti.

Në vijim po ua rikujtojmë disa prej tyre.

Mars 2016

Anulohet dënimi me burgim të përjetshëm për dy të akuzuar

Gjykata e Apelit e anulon dënimin me burgim të përjetshëm për  të akuzuarit E.K dhe A.M. , të cilët ishin shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për  veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje .  Ndaj të parit  shqipton 25 vjet burgim, ndërsa ndaj të dytit  23.

Mars,  2016

Vërtetohen dënimet të akuzuarve në rastin Medikus.

Gjykata e Apelit u a vërteton dënimet me burgim të  disa të akuzuarve për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz.

Të akuzuarit L.D. dhe A.D. dënohen me tetë (8) vjet burgim. I pandehuri S.H. dënohet me pesë (5) vjet burgim. Gjithashtu, të pandehurit L.D. i ndalohet ushtrimi i profesionit të urologut në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, ndërsa të pandehurit S.H. i ndalohet ushtrimi i profesionit të anesteziologut në kohëzgjatje prej një (1) viti.

Prill, 2016.

Rasti APEX  kthehet në rivendosje

Kolegji i Apelit  anulon vendimin e Gjykatës Themelore dhe kthen në rivendosje   dhe marrje vendimi lidhur me çështjet meritore të aktakuzës si dhe për pranueshmërinë e provave.

Në këtë rast prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër  11 të pandehurve, për krim të organizuar si dhe për vepra të tjera penal.

Maj , 2016

Vërtetohet aktgjykimi lirues në rastin KLEÇKA

Publikohet aktgjykimi në rastin Kleçka sipas të cilit të akuzuarit për krime lufte të  këtij rasti lirohen nga akuza.