Rasti i dytë te Juventusi me koronavirus, infektohet edhe Matuidi

17.03.2020 23:07:07

Një tjetër futbollist është infektuar me koronavirus te Juventusi. Pas Daniele Ruganit, është Blaise Matuidi që pas testeve ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Lojtari gjendet prej 11 marsit në izolim vullnetar dhe do të mbahet nën mbikëqyrje në ditët e ardhshme. Klubi bardhezi ka njoftuat se aktualisht është mirë dhe nuk shfaq asnjë simptomë.

Në orët në vijim do të bëhen tampone të tjera te Juventusi. Mauricio Sarri po punon nga shtëpia me video që i përpunon në distancë me stafin e tij dhe ua jep lojtarëve për të vijuar regjimin deri kur të jenë në gjendje për të zbritur në fushën e lojës.