Rasti “Ivanoviq”: Nuk përjashtohet gjykatësi!

10.10.2016 13:48:15

Në aktvendimin e u.d kryetares,  lidhur me këtë çështje thuhet se nuk ekzistojnë arsye ligjore për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, ngase kjo dispozitë në mënyrë shprehimore thotë se:  “Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit në rast se është i dëmtuar nga vepra penale”.

Në rastin konkret gjyqtari  në fjalë, nuk është i dëmtuar  nga vepra penale e të pandehurit.   Po ashtu sipas të njëjtit vendim, nuk ekzistojnë rrethana që venë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit, sikurse përcakton neni 39.3, i KPP-së, e këtë e cekin edhe parashtruesit e kërkesës të cilat ne shkresat e tyre kanë deklaruar, se “nuk dyshojnë në dinjitetin, ndershmërinë, profesionalizimin dhe paanshmërinë e gjyqtarit Muharremi”.