Reagim i ashpër i Greqisë pas deklaratës së komisonerit Hahn: Çështja çame nuk eksziton!

29.09.2016 11:18:11

Ministria e Jashtme greke e quan të papranueshme deklaratën e komisionerit Johannes Hahn, i cili në ditë më parë tha se e njeh “çështjen” çame. Kryediplomatja greke tha se ‘çështja’ çame nuk ekziston.

“’Çështja’ çame nuk ekziston dhe për këtë arsye nuk është pranuar kurrë apo negociohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

“Komisioneri Hahn me përgjigjet e tij të pavërteta tregoi se nuk ushtron rolin dhe funksionet e tij sipas parimit të paanshmërisë për të nxitur interesat e përbashkëta të Bashkimit Evropian, siç parashihet në nenin 17 të Traktatit të Lisbonës”

Më tej ministria e Jashtme nënvizon se i ka kërkuar shpjegime bindëse për këtë deklaratë

“Do të kërkohet që të jepen shpjegime direkte dhe bindëse për sa i përket përmbajtjes së papranueshme dhe të rreme në përgjigjen e tij”.