Reagim i degës së LDK-së në Zvicër lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë

23.12.2017 22:14:16

Zhvillimet në jetën politike të kohëve të fundit dëshmojnë se Kosova tash është në rrezik më tepër se kurrë. Pamje nga sjelljet e elitës, jo vetëm që janë shqetësuese, por edhe trishtuese, për të gjithë atë popull, i cili është katandisur ne një zhgënjim thuajse të pariparueshëm.

Ne që po jetojmë në mërgatë në shtetet ku funkcionon çdogjë në interesat e shtetit dhe të qytetarëve të tyre, duke respektuar dhe zbatuar demokracinë tërësisht të mbështeur në ligje. Vallë a po ndodhë kjo me ne në Kosovë ?. Përgjigjëjen e jep gjendja e cila duket! Ku janë intelektualët, atdhedashësit, Akademikët, mbrojtësit dhe zbatuesit e ligjit, ata të ciliët dinë dhe duan të ndërtojnë shtet ? Kjo kategori përgjegjëse dhe meritore po heshtë, ose nga kërcënimi, ose nga frika. Ku janë, që po heshtin luftëtarët e vërtetë, të cilët derdhën gjakun dhe dhanë çdogjë për këtë vend ? Edhe këta po turpërohen me sjelljet e këtyre, që qeverisin dje dhe sot. Po dijetarët, çfarë janë duke këshilluar atë popull të hutuar ? A duhet tani t’ua nxjerrin fytyrën e vërtetë ? Edhe pas shumë e shumë pyetjesh, të cilat kanë vend e duan shtjellim dhe përgjigje të drejtpërdrejt kemi ngritur reagimin tonë për të gjithë ata, të cilët vendit ia ëndërrojnë një elitë udhëheqëse të ngritur, të përgjegjshme, me duar të pastërta dhe me dashuri të vërtetë për vendin dhe jo për interesat e tyre. Ne vërtet ndjehemi shumë të frikësuar për situatën në Kosovë, me sjelljet e prijësve partiakë, përfaqësuesve të zgjedhur nga poppulli, përgjegjësve të institucioneve, të cilët u shkojnë pas këtyre që prishin disponimin dhe miqësinë me Miqët dhe shpëtimtarët tanë, atëherë kur po këta na çliruan dhe na shpëtuan. Duhet që ky borxh ndaj Kosovës të mos lihet në duart e atyre, që futën farën e përçarjes në popull, sipas porosive dhe urdhërave të patronëve të tyre në Moskë, Beograd, apo edhe diku nëpër qendra të shitura të shqiptarëve. Këta tani po tregojnë vetë ku e kanë kokën dhe nga kush drejtohën. Mjerisht vendin jo vetëm e vodhën, futën përçarje, bënë vëllavrasje dhe së fundi duan që vendin ta izolojnë, duke hidhëruar dhe injoruar këshillat e miqëve tanë. Te asnjë popull me traditë shtetërore nuk gjen klasë politike, që trumpeton duke e qjerrë zërin për dashuri ndaj vendit, kurse në anën tjetër ia vjedh dhe shkatërron atë pak pasuri të mbetur për intersa të veta. Ky është patriotizmi i këtyre njerëzve, këto janë veçoritë dalluese nga pjesa vërtet e ndershme e popullit. E filluan me zhurmë e me frikë këta shpëtimtarë të instrumentalizua, duke i thurur vetës lavdata, heroizma, himne, bile edhe legjenda për së gjalli. Kur i çjerrin maskat dhe fytyrat dalin ashtu si janë. E kur shohin vetën këta nisin dhe egërsohet dhe kur nuk kanë tjerë fillojnë dhe hanë vetvetën. Po të studjosh mirë e mirë një pjesë e mirë e kësaj elite, asnjëherë nuk ka jetuar nga frytet e punës dhe djersës së tyre, por si rezultat i mashtrimeve në emër të një patriotizmi të rremë. Ndësa pas Luftës kanë kapur shtetin dhe institucionet e tij me metoda dhe sjellje drejt një rruge pa krye. Lëre ky soj që ka kohë që duket, ne na habit fakti përse nuk reagojnë intelektualët, përse heshtin ata, të cilët dijnë, përse u beson edhe një pjesë e popullit ? Dolëm me këtë reagim në përkahje të Grupit Parlamentar të LDK-së, si dhe mendimeve të ndonjë deputeti, të cilët jovetëm që nuk përkrahin veprimet dhe sjelljet joprofesionale, por degraduese të shoqërisë sonë dhe ne si popull. Reagimi intelektual me bazë profesionalizmi, nuk ua ndalon hovin e keq, sepse janë verbuar nga lakmia e zhytur në krim. Shihet qartë se keni frikë nga drejtësia qoftë ajo e vendit apo ajo ndërkombëtare. Për të gjtha këto do ta keni të varur gur në qafë tërë jetën. E kur ju kërkohet llogaridhënie filloni me shenja tërbimi, duke këcënuar gjithëçka për rreth jush. Dijeni mirë se nama e popullit është e rëndë, andaj e tërë pesha e namës raftë mbi kokat tuaja, si denim që ju vie nga Zoti. U bëfshi për t’ju dhimbsur gurit dhe drurit, si ç’thot populli. Dihet mirë në dialektikë se e keqja (harami) dhe krimi nuk harrohet, por kur trashet shumë marrin me vete zotnin e vet (autorin e krimit). Sa nuk ka marrë fund ende çdogjë heqni dorë, lerëni vendin atyre, të cilët dijnë dhe duan ta çojnë vendin përpara, pa fundosur atë përfundimisht !!!

Solothurn, 23.12. 2017

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër Sektori për Informim