Reagim i Hysni Gërgurit, kryetar i degës së LDK-së në Vushtri: Nuk e votuam buxhetin komunal se nuk përfilli kërkesat tona dhe se nuk është buxhet zhvillimor

29.09.2016 23:49:00

Në një reagim të Hysni Gërgurit, kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri thuhet se grupi i asambleistëve të LDK-së në Asamblenë komunale të kësaj komune nuk ka votuar buxhetin komunal për shkak se nuk janë përfillur dy kërkesat kryesore të saj:  Rregullimi i shtratit të lumit Podrança, dhe Shtruarja e rrugës kryesore dhe më të vjetër në Fshatin Dobërlluk në lagjën Xhaferi (me më tepër se 50 shtëpi), si dhe për shkak se nuk është buxhet zhvillimor, por buxhet në funksion të disave që duan para të majme nga asfaltimi i rrugëve që prishen pas dy-tri vitesh.

Më poshtë është reagimi i z. Hysni Gërguri:

“REAGIM

Njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë se sot Asambleja komunale, aprovoi Buxhetin për vitin 2017 pa votat e LDK-së

Grupi parlamentar i LDK-së votoi kundër një Buxheti i cili nuk përfilli asnjë kërkesë tonën e që ato kërkesa i redukuam në vetëm dy

(për njoftim të opinionit është viti i tretë që i përsërisim këto kërkesa):

1. Rregullimi i shtratit të lumit Podrança i cili gjatë rënjeve të mëdha të shiut i merrë shumë shtëpi në Qytet,përgjate lumit, dhe

2. Shtruarja e rrugës kryesore dhe më të vjetër në Fshatin Dobërlluk në lagjën Xhaferi (me më tepër se 50 shtëpi), vetëm e vetëm pse janë elektorat i LDK-së, ndërsa është paraparë me Buxhet që të shtrohet rruga afër sajë vetëm për 2 militant të partisë në pushtet (PDK-së)

Kjo dukuri ku dominon asfaltimi i lagjeve me militant të PDK-së dhe anashkalohen elektorati i LDK-së, nuk është prezente vetëm në këte Buxhet të vitit 2017, por kjo gjë praktikohet për çdo vit, nga viti 2007 kur PDK udhëheqë me Komunën e Vushtrrisë e cila në vazhdimësi ka bërë një segregacion të tillë.

Poashtu njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë që Buxheti i aprovuar është Buxhet i “asfalteve”(shumica e të cilave rrugë dëmtohen për një deri dy vite pas asfaltimit për shkak të kualitetit shumë të dobët, pasiqë dikush duhet të fitoi “PARA” të majme nga këto tendere), për të mashtruar sa më shumë Qytetarët e Vushtrrisë për VOTA dhe nuk është Buxhet zhvillimor, prandaj premtimi elektoral i vitit 2013, për zhvillim ekonomik dhe për hapje të vendeve të reja të punës i Kryetarit aktual do të mbetet kryesisht vetëm në letër.”