Reagim i prof. dr. Muhamet Mustafës ndaj Behxhet Pacollit: BP ka probleme me faktet, me kujtesën e ndoshta me shumëçka tjetër

26.09.2016 16:00:40

Prof. dr. Muhamet Mustafa, edhe në cilësinë e kryetarit të Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, i është përgjigjur akuzave të Behxhet Pacollit lidhur me “Trepçën”. Në një postim në facebook, prof. dr. Muhamet Mustafa ka sqaruar në detaje të gjitha pretendimet që ka ngrehur Behxhet Pacolli, të cilat, përveçse të pavërteta, janë edhe të pasakta në aspektin kohor. Ky postim i prof. dr. Muhamet Mustafës nuk është i rëndësishëm vetëm si përgjigje që ia ia jep Behxhet pacollit, por edhe për faktin se sqarohen pozicione zyrtare dhe angazhime institucionale për Ligjin për “Trepçën”.

Ky është postimi i plotë i prof. dr. Muhamet Mustafës:
“Në tre paragrafë BP (Pacolli) , te postuar ne murine tij ne fb, me 23 shtator lidhur me Trepcen, ka thënë vetëm një fjali të vërtetë dhe me vend : “ Zoti e ruajte Kosovën nga njerzit e paditur dhe të papërgjegjshëm”. Dhe unë përditë lutem kështu. E kaluara dhe ardhmja do ta provojnë sjelljen e secilit dhe punët e secilit.
Ai referohet një debati shumë të pakëndshëm që kemi pas në TOP SHOW diku në fund të janarit apo në fillim të shkurtit 2015. Debati ishte i pakëndshëm ngase ishte orkestruar për të sulmuar ata që nuk ishin ne emision. Ishte orkestruar sepse ne panelin diskutues kishte futur edhe këshilltarin e punësuar dhe të paguar prej tij (sic!) i cili sulmonte gjithçka pos asaj që thoshte ose “kishte bërë shefi”. Ishin armatosur me prezantime power piont , të cilat i përfolnin menjëherë pas shfaqjes së tyre në ekran, në tërësi. Pra tendenca e tyre ishte të orkestrojnë për çfarë e kishin ndarë mendjen. Dhe kur e panë se debati nuk po rridhte siç ishte e menduar u acaruan, filluan me ofendimet e “thëna në mënyrë te edukuar” ndaj meje dhe shumëkujt tjetër prezent dhe jo prezent dhe unë atëherë kam dhënë një konstatim për të që dilte qartas nga situata e krijuar aty. Miqtë tanë, ata që nuk e kanë parë këtë debat, munda ta shohin në “ You toube”. Eshtë i postuar me titullin ”Nëntokat e Trepçës” , në tri pjesë 1,2,3. Aty do ta shohin të vërteten dhe tentimin për manipulim të fakteve. Dhe aty do ta shohin se për çfarë bëhet fjalë. Të shkojmë me rradhë se si orkestrohen “faktet “ në postimin e ri të BP .
(1) Emisioni ka ndodhë para rreth 19 muajve dhe kurrsesi para 3 vitesh. Askund dhe asnjëherë nuk kam premtuar se Ligji për Trepçen do të nxirret për një muaj e gjysmë ( as minatorëve në Galeri. Atyre ju kam thënë se ai Ligj lyp kohë). Në atë emision dhe në raste tjera ato ditë kam thënë se plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për ndërmarrjet publike (i cili i hapte rrugën Ligjit të veçantë për Trepçen) e të cilin për shkak të nevojës për konsultime e kishte tërhjekë Qeveria përkohësisht, do të kthehet në procedurë dhe do të aprovohet shpejtë, e kjo edhe ka ndodhur pikërisht siç kam premtuar. Asnjëherë nuk kam thënë se “vetëm unë dhe garda ime” mund ta bëjnë Trepçën, përkundrazi edhe në atë emision kam thëne se ajo është një çështje me rëndësi kombëtare se për te nuk mund te merren vendime në grupe te ngushta te interesit grupor politik as tjetër. Se vetëm ai mund ta zgjedh Trepçen dhe se te tjerët nuk dinë e ka thënë BP. Nuk dua të lëshohem për të diskutuar konstatimet e tij për mua si ekonomist sepse është e deplasuar dhe ajo që thotë ai për këtë çështje nuk ka asnjë relevancë për mua e besoj as për opinion.
(2) Premtimi im i vetëm ka qenë se si Kryetar i Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri në Kuvendin e Kosovës, do të siguroj që në procesin e gjetjes së zgjidhjeve më të mira për Trepçen do të sigurohet përfshirja e akterëve të interesuar( duke përfshirë edhe BP), do të konsultohen dijet më të reja në ekonomi- marketing, investime e financa, mbrojtje te mjedisit dhe se do të merren në konsiderim përvojat më të avansuara në transformimin dhe rikonstruktimin e korporatave të ngjashme me Trepçn. Jam i lumtur që sot te mund siguroj opinionin (dhe BP nëse është i brengosur) se kjo po arrihet dhe shpejtë edhe Ligji për Trepçën do të shkojë në procedurë dhe atë para afatit kritik. Ka një vonësë që deri diku është e kuptueshme në situatën politike çfarë e kishim, por kjo që është bërë për 15 muaj është shumë më shumë se sa ajo që është bërë për 42 muaj të BP dhe ekipit të tij në Qeverinë paraprake, ndonëse ai ishte i përqendruar dhe i angazhuar të bënte diçka , po ishte shumë joproduktive dhe përfundonte me një improvizim në formë të një prezantimi në Power point. Ai tash madje sulmon edhe kontraktimin ( nga AKP, jo nga Qeveria siç thotë BP) të studimit të fizibilitetit mbi aspektetet ekonomike, teknologjike dhe financiare te perspektivës së Trepçës, që po bëhet nga njëra nga firmat më me renome të konsulemcës ( të ashtuquajtura big four) me një buxhet shumë racional bile. Eshtë shumë e çuditshme që një njeri , i kalibrit të tij prej afaristi global, ta kontestojë nevojën për studim fizibiliteti, kur dihet se kjo është një punë pa te cilën nuk bën dhe jam i sigurte se ai për operacionet e tij biznesore nuk hyn pa një studim të tillë, këtë ai e bën, por për Trepçën ndoshta mendon se mjafton një power point, (dhe po u brengoska për kontratën që kushton më pak se 600 mijë euro, le ta shohë detyrën projektuese dhe le të gjykojë) . Fatbardhësisht vendimet për Trepçen nuk do të merren në atë mënyrë.

Ne thamë lidhur me këtë punë çfarë patëm. Për Trepçën do të diskutohet shumë në javët në vijim. Ata që duan mund të shohin se çfarë kemi thënë në internet. BP po i kthehet mjaft shpesh kësaj teme të “ofendimit”. Nuk me vie mirë nëse dikush ndjehet i ofenduar nga shkaku im. Paska edhe ofendime të “edukuara” sipas BP. Nuk ka pas nevojë as te vie deri aty. Emisioni është i gjallë ende dhe mund të shihet se pse dhe se si erdhi deri aty puna.
Zoti e ruajt Kosoven nga njerzit e papërgjegjshëm ! Zoti i dhashtë mendjen e hajri/ te konstruktivitetit secillit njeri, e të “paditurve” u ndihmoftë gjithashtu.”