Reagim rreth emisionit ” Pa rrotulla” në RTK të datës 01.11.2016

02.11.2016 22:25:32

Miftar Prishtina

Në emisionin ‘Pa Rotlla’ te Milaim Zekës të datës 01 nëntor 2016, “mysafir” , ishte një individ (Shefqet  Dibrani) të cilin bashkatdhetarët ne Zvicër e njohin si një njeri pa lidhje apo burr koti si thonë në Shqipëri. Ky individ që s’ka pas tru të marr as edhe një diplomë shkolle të lartë as në Kosovë e as në Zvicër, për çerek shekulli ka punuar si sharaxhi kurse vitet e fundit punon si Hauswart-pastrues.!

Nëse ky anonimus njihet për diçka atëherë njihet si një kreaturë e cila nuk di të ndalet së vjelluri ndaj intelektualeve e veprimtarëve shqiptarë ne Diasporë e ne vend. Në kuadër të kësaj propagande që ky i sëmuar psiqik, e ka të zhvilluar në masë, që tenton të sjellë mjegull e huti në opinion rreth temave, shpeshherë duke keqpërdorur edhe median, por çdo ditë që kalon e ka kot.

“Kur të pikon çatia jote mos u merr me të botës”

Nga kjo intervistë pjesa më e madhe e dëgjueseve nuk kanë arritur të kuptojnë asgjë, e as të nxjerrin ndonjë porosi!

Në pyetjen e gazetarit për aktivitetin e veprimtarëve  të viteve 81-91? Ky burr koti përgjigjet:

“…e gjithe puna e tyre ishte vetëm një angazhim emocional…”!!!

Rrefimi i tij në fakt ishte një grumbull fjalësh të cilave nuk arriti t’ju jap as kuptim, as drejtim e as porosi. Po shkëpusim këtu disa fjali me të cilat ai demaskoi edhe njëherë vetveten:

“…me Bukoshin kam pas kontakte të vazhdueshme dhe kemi shkru vazhdimisht…më shkrujti këshilltari i Fatmirit e unë u idhnova…u bo konflikt pa lidhje…! Hajdar Sadrija ka punu, kuptohet me aq inteligjencë sa kishte…Hajdari ka qene ne kontakt me 9 presidentë te Zvicrës….nejse ata 9 presidentë s’kane mujt me qenë të gjithë presidenta brenda mandatit të Hajdarit se koha s’perputhet po nejse…hehehehe….!!! Unë Milaim ‘fitova’ ne Kuvendin e Deges së LDK-së në Zvicër sepse një natë përpara punuan telefonat hehehehe…ata s’ditën se me pas dite fitojshin…hehehehe! Kqyre Milaim pa gabime s’jemi…unë di që shumë autor kanë përfundu të çmendur…! Si kam kërku askujt falje sepse unë kurrë askend nuk e kam randu ne shkrimet e mija…! Milaim po ma kanë inati se unë jam….unë….unë po po jo unë jo…ai po ai asht shumë arrogant…edhe ai tjetri asht i poshtër…aj tjetri shumë idiot, të gjithë janë të poshtër. Milaim…edhe këta këtu që po më kërcnojnë …! Milaim edhe sot që jam këtu kam shumë kërcnime…me kanë sha, më kanë akuzu si spiun e bir spiuni…nejse në fshatin tim ka pas ndoshta ndonjë spiun në shkallë informatori por jo asi…hehehehe…unë, unë, unë, unë, unë ….,Milaim faleminderit për intervisten…”

Sjellja dhe veprimi i këti individi në aspektin psikologjik konsiderohet si sjellje me veprime të çrregulluara psikike. Dhe Kjo formë e çrregullimit psikik merr përmasa të mëdha patologjike të narcizoidet apo personat që janë dashuruar me vetëveten.

Shkurt e shqip ky është person me ndjenja të ftohta ndaj tjerëve, tërsisht i kthyer nga bota e tij personale dhe egoiste.