Reagon Beogradi: Konferencë për media do të mbajë Gjuriq

08.10.2016 09:51:00

Me 79 vota për, 14 abstenim dhe asnjë votë kundër, Ligji për Trepçën mbrëmë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Menjëherë pas miratimit të projektligjit në leximin e parë, deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla e Kuvendit, transmeton Gazeta Express

Mirëpo, Shefi i Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriq ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për rastin e “Trepçës”.