Reagon Haradinaj për sulmin në Gjermani

07.04.2018 21:03:52

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka shprehur përkrahjen e tij për shtetin Gjerman pas sulmit i cili ndodhi sot në këtë shtet, ku mbetën së paku katër persona të vdekur  përfshirë edhe sulmuesin dhe shumë të tjerë të lënduar.

I prekur nga sulmi i tmerrshëm në Munster të Gjermanisë. Jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane në këto çaste të vështira dhe ndajmë dhembjen me familjet e viktimave.