Reagon Muhamet Mustafa: fton në debat KDI-në, Demokracinë+, GAP-in, INDP-në dhe të tjera për të bërë transparente punën e Kuvendit të Kosovës

14.05.2017 20:13:44

Profesor Muhamet Mustafa, ekonomist i njohur dhe kryetar i Komsionit për Zhvillim Ekonomik në legjislaturën që sapo u mbyll, ka reaguar ndaj një postimi në koha.net, që këtë legjislaturë e quan legjislaturë e gazit dhe me e dobëta në historinë parlamentare të Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në facebook, profesor Mustafa, ka ftuar në një debat KDI-në, Demokracinë +, por edhe GAP-in, INDP-në dhe të tjera që të diskutojnë me argumente çështjen e punës së Kuvendit të Kosovës dhe të komisioneve të tij, në mënyrë që të bëhen transparente puna e tyre, pjesëmarrja, dinamika, ligjet e kaluara dhe të miratuara, sa projektligje kanë mbetur në gjysmë, raportimi i ministrave, puna e Kryesisë së Kuvendit, monitorimi dhe gjithçka tjetër.

Ky është postimi i plotë i profesor Muhamet Mustafës:

TE BEHET GJITHECKA TRANSPARENTE

Marginave te postimit “LEGJISLATURA E GAZIT, MË E DOBËTA NË HISTORINË PARLAMENTARE TË KOSOVËS”( Koha .net)
Sonte pash ne televizon dhe ne nje kontribut ne portalin Koha.net disa opservime rreth ligjislatures V te Kuvendit. Duke e konsideruar shume te rendesishme qe per kete ceshtje te diskutohet ne menyre sa me te argumentuar ftoj KDI dhe Demokarcia + , e edhe organziata tjera te shoqerise civile think tank si GAP , INDP e tj, qe te bejen nje prezentim me analitik e te paanshem lidhur me rezulatatet dhe aktivitetin e secilit deputet ne seanca plenare ( pjesemarrja, diskutimi, votimi etj), aktivitetin e secilit komision ( pjesemarrja e deputetve ne to, ligjet e procesuara, sa ligje kane mbete tek ato te paporcesuara e pergatitura per seanca plenare, sa raportime ministrash kane pase, sa aktivitete tjera kane ndermarre, monitorim e te ngjashme; aktviitetin e Kryesise se Kuvendit dhe antareve te saj. Kjo domosdo duhet te behet teresisht transpoarente. Eshte obligim ndaj votuesve dhe opinionit. Eshte per tu pritur se nje pejse konsiderueshme e depuetetve te tashem te jene ne listat e zgjedhjeve te 11 qershorit. Votuesit duhet ta dijne performancen e te zgjdhurve te tyre dhe te marrin vendime te infomuara . E pastaj kjo do te ndikoje pozitivisht tek deputetet e ardhshem , kur e dijne se puna tyre dhe pergjesite e tyre kushtetuese e ligjore do te dalin pa asnje ekuivok tranparente para opinionit do te jene me te mire sa ishim ne . Besoj se kjo do te ndihmoje nje pasqyre me te plote se sa konatatimet e pergjitsuara.