Reagon përsëri Teuta Rugova: Më keqkuptuat, ky është qëndrimi im për votën ndaj Haradinajt

21.07.2017 19:38:02

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova ka reaguar përsëri përmes një statusi në “Facebook”, lidhur me raportimet se ajo do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Ajo në fb shprehet:

Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së. TRthotë se qëndrimi i saj është ashtu siq deklarohet LDK-ja e Isa Mustafës.