Reagon Shpend Ahmeti: Asnjë autobus nuk është prish sot

Reagon Shpend Ahmeti: Asnjë autobus nuk është prish sot

17.02.2017 20:21:46

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas raportimeve se një nga autobusët e rinj që janë lëshuar sot në qarkullim, është prishur.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjë nga autobusët nuk është prishur.

” Asnjë autobus nuk është prish sot. I pash disa tituj me gëzim kishin lajmëruar. Edhe po të prishen, janë më garancion. Është kontratë ndërkombëtare kjo” shkruan ai.