Real Madrid futet në garë për yllin që shkëlqeu në Kupën e Botës

17.02.2019 12:53:16

Qysh tani, Real Madrid është duke bërë gati lëvizjet për afatin kalimtar verorë.

Juan Fernando Quintero, i cili shkëlqeu me Kolumbinë në Kampionatin Botëro, Rusia 2018, tash ka përfunduar në radarin e Real Madrid.

Quintero ka pasur paraqitje të mira edhe me skuadrën e River Plate, dhe ‘AS’ raporton se Real Madrid po interesohet për të.

Lojtari luan si i huazuar tek River Plate, pasi kartoni i tij i takon skuadrës nga Portugalia, Porto.

Quintero ka një klauzolë liruese prej 22 milionë eurove, shifër kjo që nuk është e papërballueshme për Real Madrid.