Realizohen disa projekte të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Drenas

19.06.2017 16:17:57
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Drenas, ka vazhduar në realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Pasi që ishin dëmtuar shtyllat, apo pahit mbrojtëse në rrugën kryesore Drenas-Komoran, përkatësisht përballë Stacionit të Autobusëve, janë vendosur serish ato ne gjatësi prej 60m dhe që është vlerësuar se ka qenë e rrezikshme për këmbësorët, kryesisht për nxënësit e dy shkollave të mesme.

Po ashtu janë punuar dhe kryer punimet edhe në vendosjen e pengesave në rrugë, në tri lokacione të ndryshme, ndërsa është bërë edhe shënjëzimi i parkingut përballë objektit të Komunës së Drenasit, ku njëkohësisht është definuar dhe ndarë parkingu për kategoritë me nevoja të veçanta.