Reduktohet në 17 numri i fiderave me defekt

07.01.2017 14:07:34

OSHEE vijon punën për rikthimin e energjisë

Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive. Aktualisht, rajonet më të prekura nga defektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit, i Durrësit, i Shkodrës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin. Në tensionin e mesëm janë 17 fidra të stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e tyre në zona të thella malore.

Zonat që janë pa energji aktualisht:

Rajoni Tiranë: Qesarakë pjesërisht, Sauk pjesërisht, zona pranë ish-Kombinatit,  Misto Mame,  pjesërisht, Zallë Bastar pjesërisht, Tufinë pjesërisht, Paskuqan pjesërisht.

Rajoni Durrës:  Pjesa Perëndimore Spitallë, pjesërisht,  Golem. Kavajë

Rajoni Elbasan: Lunik pjesërisht; Kodovjat pjesërisht, Labinot pjesërisht.

Rajoni Berat: pjesërisht Potom/Skrapar; Pjesërisht Roshnik/Berat.

Rajoni Fier: Pjesërisht Dukas, pjesërisht Pojan.

Rajoni Korce: pjeserisht Bucimas/Pogradec (vetem 3 kabina);  pjeserisht Velcan/Korce.

Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Zagori.

Rajoni Shkodër: Shëngjin, Qelëz, Kelmend.

Rajoni Kukës: Pjesërisht Cernaleve, Zaje, pjeserisht Domaj, Lekbibaj, Kam, Helshan, Dobrune, pjesërisht Cahan, Surroj.

Rajoni Burrel: Zajse, Fushë Gjormë, pjesërisht Bardhaj, pjesërisht Fan, Shupenzë, Lagja 6 në Laç.

Aktualisht energjia është kthyer në një pjesë të madhe të rajoneve dhe abonentëve. Duke u krahasuar me pikun e mungesës së energjisë, e cila ishte e lidhur me pikun e kohës së keqe në dt 06.01.2016, theksohet se është rithyer energjia tashmë në gati 82% fiderave të abonentëve. Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë.