Reforma në drejtësi, vetingu miratohet vetëm me votat e maxhorancës

23.08.2016 16:28:47

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka miratuar në mbledhjen e sotme draftin e ligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që njihet ndryshe si vetingu. Drafti është votuar vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në votim. Përfaqësuesit e opozitës në komision paraqitën një draft të tyrin me 47 amendamente për 25 nenet e para të ligjit, duke çuar në këtë mënyrë në rrëzimin e pothuajse  të gjithë draftit të ekspertëve ndërkombëtarë të EURALIUS-it dhe OPDAT-it. Deputeti socialist, Pandeli Majko, tha në përfundim të mbledhjes se opozita insistoi në qëndrimin e saj dhe maxhoranca është e gatshme për