Reforma zgjedhore, Bylykbashi: S’ka pakt me PS, emigrantët votojnë në 2021

28.08.2018 09:16:00

Reforma zgjedhore është një nga pikat kryesore të cilës i mëshon Brukseli kur kërkon bashkëpunim mes subjekteve politike në vend për ta zgjidhur dhe në media kanë qarkulluar lajme se ka një marrëveshje mes dy partive kryesore, PD dhe PS.

Por gjithçka është hedhur poshtë nga deputeti demokrat, njëkohësisht bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i cili shkruan në Facebook se “nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as te fshehte dhe as te hapur”.

Ai madje i cilëson lajmet që qarkullojnë për pakt mes “të mëdhave” si shashka që hidhen nga mazhoranca për t’i blerë mendjen qytetarëve, që duhet të kutpojnë se janë droga dhe paratë e saj, problemet e mëdha që mbajnë varur zgjidhen për sistemin zgjedhor në vend.

“As shashkat per sistemin zgjedhor dhe as ato per voten e emigranteve nuk mund te sherbejne si kamerdare shpetimi per nje qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush eshte politikani dhe kush eshte krimineli. Nje qeveri narkosish, qe qeveris e ulur ne pakot e droges dhe eurot qe ajo prodhon, duhet qeruar sepse perben rrezik kombetar! Pa kete, cdo reforme zgjedhore mbetet thjesht ne leter sepse nuk garanton dot zgjedhje qe nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i ben fajde as shqiptareve ne Shqiperi dhe as atyre ne emigracion”, shkruan Bylykbashi.

Sipas tij, PD dhe PS kanë rëndë dakord vetëm për votën e emigrantëve që është një çështje që i përket zgjedhjeve të përgjithshme.

“Sistemet zgjedhore vendosen per te garantuar perfaqesim politik dhe efikasitet ne qeverisje dhe jo per te zgjidhur ceshtje specifike. Vota e emigranteve do t’i pershtatet sistemit zgjedhor ‎qe do te jete ne fuqi ne zgjedhjet perkatese. E vetmja dakordesi publike ne tryeza te hapura eshte qe ceshtja e votes se emigranteve eshte ceshtje qe i takon zgjedhjeve te pergjitheshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi per sistemin zgjedhor ne Komisionin e Reformes Zgjedhore do te behet pasi te permbyllen ceshtjet qe prekin zgjedhjet vendore te vitit 2019”, shton më tej Bylykbashi.