Por, kishte edhe arsye të tjera. “Gjatë seancës, ky çift shfaqi sjellje të përgjithshme diskriminuese, e cila u shoqërua nga refuzimi i tyre për t’iu përgjigjur pyetjeve të paraqitura nga anëtarët e Bordit të gjinisë së kundërt.
Ky qëndrim i tyre nuk është në parim me Kushtetutën e Zvicrës dhe njërën nga shtyllat e shoqërisë, që është barazia midis burrave dhe grave.
Gjithashtu është konstatuar se ky çift nuk i plotësonte kërkesat ligjore, kështu që u është refuzuar kërkesa e tyre.
Autoritetet shtuan se sipas ligjeve federale dhe kantonale, “kandidatët për natyralizim duhet të integrohen mirë në komunitetin zviceran dhe të tregojnë me sjelljen e tyre lidhjen e tyre me Zvicrën, institucionet e saj dhe respektin e tyre për rendin ligjor zviceran”.
Çifti tani ka tri opsione: ata mund të apelojnë, të rishpallin ose të heqin dorë nga plani i tyre për të marrë nënshtetësinë zvicerane.