Rekomandimet e ISHPK-së për mbajtjen e seancës për mocionin

Rekomandimet e ISHPK-së për mbajtjen e seancës për mocionin

24.03.2020 15:12:19

IKSHPK ka rekomanduar se seanca mund të mbahet pa probleme.

“IKSHPK nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore”, thuhet në përgjigjen e tyre dërguar kryeparlamentares Osmani.

Në përgjigjen e saj, IKSHPK shpreh gatishmërinë që të ofrojë edhe asistencë për mbarëvajtjen e seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet Mocioni i Mosbesimit kundër Qeverisë së Kurtit.