Rekord i LeBron James, arrin 30.000 pikë në karrierë

24.01.2018 13:07:47

Basketbollisti LeBron James ka vendosur sot një rekord të ri në NBA, duke u bërë lojtari më i ri që arrin kuotën e 30 mijë pikëve, në moshën 33 vjeç e 24 ditë. Ylli i Cleveland Cavaliers realizoi 28 pikë në ndeshjen e luajtur sot ndaj San Antonio Spurs, humbur 102-114, të cilat nuk mjaftuan për të evituar humbjen e 20-të sezonale. LeBron arriti kuotën e 30 mijë pikëve në fund të periodës së parë, duke marrë duartrokitjet e gjithë stadiumit që u ngrit në këmbë edhe pse luhej në San Antonio.

Ai bëhet basketbollisti i shtatë në historinë e NBA-së që kap këtë kuotë pikësh, ku ndodhen legjenda si Kareem Abdul-Jabbar, Karl Malone, Kobe Bryant, Michael Jordan, Wilt Chamberlain e Dirk Nowitzki. Pasi arriti kuotën e 30 mijë pikëve, i pari që e përqafoi ishte miku i tij Dwayne Wade, shok skuadre te Cavaliers e më pas të gjithë e përgëzojnë dhe urojnë. Pak orë para se të arrinte këtë rekord, vetë James pat përgëzuar veten përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare “Instagram”.