Reme Lala i lë të gjithë pa fjalë, me çantë 5600 dollarë në Kuvend

09.02.2020 22:10:58

Ajo është e apasionuar pas veshjes, por pas asaj të luksit. Në fakt, kush nuk është? Problemi është se kush ka mundësi të shpenzojë aq shumë për një veshje

Por me sa duket, në rastin e deputetet së Dibrës, Reme Lala, është bashkuar pasioni me mundësinë dhe rezultati është: veshje shumë të bukura sa herë vjen në Parlament.

Për Remën, ai oborr mund të ishte fare mirë një ambient sfilate, ku parakalojnë me radhë tendencat më të fundit të modës së stinës, nga stilistët më të mëdhenj të modës.

Ndërsa kur vjen puna te çanta, aty lëshohet dora komplet. Si kjo çantë “Chanel”, e cila në internet ka çmimin 5600 dollarë. Gjithmonë duke besuar se Reme nuk mban gjëra false.