Remi: Mos përdorni kohën e lavdisë, UÇK ka përfunduar misionin e saj

29.10.2016 23:50:15

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar ndaj akuzave të reja të ngritura për ish pjesëtarët e UÇK-së.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, Mustafa, i cili dhe ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit, ka thënë se ‘vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak të UÇK-së, sot gëzojmë lirinë’’, njofton Klan Kosova

Për më shumë detaje ja postimi i plotë i ish-komandantit Remi, i cili shtoi se UÇK ka përfunduar misionin e saj me sukses në vitin 1999.

‘’UÇK-ka përfunduar misionin me sukses në 1999.!

Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak UÇK-së, sot gëzojmë lirinë… tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës…

Askush s’do të duhej të përdorte shkronjat UÇK-UÇK, apo kohën e lavdisë..

Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh,nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë.

Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar…

Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale.

Ne duhet të ndërtojm shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunen dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit,organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine.

Ecja e drejtë shtetit të suksesshëm, mund të bëhet.!’’ka përfunduar Mustafa.